Cassano rrëfen një histori interesante me Ronaldon… por ajo del të jetë gënjeshtër


Sport


Gazeta Express

31/03/2020 9:13

Antonio Cassano e kaloi një sezon e gjysmë duke luajtur për Real Madridin, gjatë viteve 2006 dhe 2007. Gjatë asaj kohe, ai luajti përkrah Ronaldo Nazarios, të cilin e ka idhull.

Gjatë një intervistë të dhënë së fundi,
Antonio Cassano e tregoi një histori të tij me Ronaldo Nazarion, mirëpo e përditshmja
spanjolle Marca ka zbuluar se ajo histori nuk përkon me realitetin, transmeton
Gazeta Express.

“Ne po humbnim me rezultat 1:0 kundër
Deportivos. Ata e kishin një skuadër spektakolar. Ne po humbnim dhe njerëzit po
na fishkëllenin, veçanërisht kishte fishkëllima drejt Ronaldon:, tha Cassano për
Corriere dello Sport.

“Në zhveshtore, trajneri na tregoi se ai dëshironte
ta largonte nga loja Ronaldon për ta inkuadruar Ruud van Nistelrooyn, mirëpo ai
e ndali dhe i tha: “Jo, mund të më heqësh nga loja pas 15 minuta lojë nëse s’i
kam dhunuar dy gola”.

“Brenda 15 minutave të parë të pjesës së dytë,
Ronaldo i shënoi dy gola”.

Megjithatë, kjo histori nuk përkon me
realitetin, pasi që Cassano kishte qenë në Real Madrid vetëm për tri ndeshje kundër
Deportivo La Corunas dhe ajo situatë nuk kishte ndodhur gjatë atyre ndeshjeve.

Ai i emëroi disa lojtarë të Deportivos në
intervistën e tij teksa e tregonte historinë, gjë që shtyn të besosh se ai s’e ngatërroi
skuadrën. Mirëpo, një gjë e tillë s’kishte ndodhur as kundër klubeve të tjera.

Kjo pasi që Ronaldo kishte arritur t’i shënojë
dy gola në pjesën e dytë vetëm një herë sa ishte bashkëlojtar me Cassanon dhe
ai rast ishte në barazimin 2:2 kundër Dinamo Kievit, kur Ronaldo kishte shënuar
në minutat 86’ dhe 88’. /Gazeta Express/