Frank Lampard e ka drejtuar skuadrën e Chelseat në fitoren e gjashtë radhazi në Premierligë, duke e mposhtur Crystal Palace në Stamford Bridge me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të ligës angleze. Kjo fitore bën që Chelsea të ngrihet në pozitën e gjashtë në tabelë.

Tre pikët e fituara nga Chelsea kundër Crystal Palace sot bëjnë
që Chelsea të ngrihet në pozitën e dytë në tabelën e Premierligës, të paktën
deri në ndeshjen e nesërme mes Liverpoolin dhe Manchester Cityt, raporton
Gazeta Express.

“Të kaltrit” e dominuan ndeshjen në Stamford Bridge me 62 për
qind të posedimit të topit, duke i regjistruar pesë goditje brenda kuadratit të
portës, përderisa lojtarët e Crystal Palace e patën vetëm një të tillë.

Rezultatin e ndeshjen e zhbllokoi talenti i ri Tammy Abraham
në minutën e 52-të të ndeshjes, ndërsa golin për ta dyfishuar rezultatin e shënoi
amerikani Christian Pulisic.

Për ta ruajtur pozitën e dytë në tabelën e Premierligës,
Chelseat do t’i duhet që Liverpooli ta mposhtë Manchester Cityn në ndeshjen e
nesërme mes dy klubeve favorite për titullin e kampionit.

Në anën tjetër, Crystal Palace radhitet në pozitën e nëntë në tabelën e ligës elitare angleze, me 15 pikë të grumbulluara, 11 më pak sesa Chelsea i Frank Lampardit.

Chelsea do të shpresojë se do ta arrijë edhe fitoren e shtatë
radhazi në Premierligë pas pushimit të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, më 23 nëntor,
kur londinezët do të përballen me Manchester Cityn në Etihad. /Gazeta Express/