Chelsea e ka mposhtur 2:1 Aston Villën, duke e regjistruar fitoren e parë pas dy humbjeve radhazi në Premierligë.

Abraham Traore dhe Mason Mount shënuan dy golat e triumfit të
Chelseat të mërkurën në Londër, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Frank Lampard po vinte nga dy humbje radhazi, ndaj
Manchester City dhe West Ham, dhe i duhej triumfi për ta ruajtur epërsinë e
krijuar ndaj skuadrave të tjera në pozitën e katërt.

Abraham e theu akullin për të kaltrit pas 24-të minutave lojë,
duke realizuar me kokë.

Trezeguet e barazoi rezultatin në 1:1 pesë minuta para
fundit.

Por një minutë brenda pjesës së dytë, Maount realizoi për
fitoren e të kaltërve.

Villa bëri edhe një hap mbrapa në përpjekje për të mbijetuar
në Premierligë, pasi tani është vetëm një pikë larg zonës së relegimit.  /Gazeta Express/