Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga së shpejti do ta publikoj projektin e saj më të ri muzikor i cili është bashkëpunim, shkruan lajmi.net.

Kënga do të titullohet “Mke harru” dhe i është realizuar edhe videoklipi. Të premtën më 3 korrik ky projekt do të lansohet në Youtube ndërsa është në bashkëpunim me vajzën e quajtur Marsi.

“Këtë të premte kënga e re, videoklip i ri, më 3 korrik në ora 17:00”, shkruan Çiljeta në postimin e saj në Instagram./Lajmi.net/