Antonio Conte duket se ka arritur një goditje të rëndësishme në repartin e mbrojtjes edhe atë me parametra 0.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e skuadrës së Real Betis, Aissa Mandi.

Inter pas fitores së fundit ndaj Bolognas është shumë pranë triumfimit në Serie A dhe tashmë e ka zhvendosur fokusin në merkato.

29 vjeçari është i kërkuar edhe nga skuadrat e Lyon dhe Liverpool mirëpo Neraozzurët janë favoritë për të arritur një marrëveshje me të.

Francezo-algjerianit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe nuk e ka ndërmend më që të rinovojë me Betis pasi po kërkon që karierën ta vazhdojë tek ndonjë skuadër e madhe europiane.