Në Facebook, Çun Lajçi iu ka drejtuar Valdete Dakës pak para zgjedhjeve me 14 shkurt, shkruan lajmi.net.

Ai ka shkruar se duhet të largohet nga posti i saj dhe mos të vazhdoj t’i zbatoi më urdhërat e ish presidentit Thaçi.

Postimi i plotë i tij:

“Ndëgjoje çka t’thotë vëllau. Ik edhe ti mbasi iku Thaçi, se s’ke si ia zbaton urdhnat ma!.S’asht komunizëm me lëshua rrajë! Bile mbas këty marifeteve me votimin e diaspores, t’bjen ma mirë me ikë natën e mos me t’pa! Vllau po ta thotë jo shkau”, ka shkruar ai./Lajmi.net/