Paraqitur në fotot e kapura nga fotografët spiunë të CarBuzz, Land Rover Discovery, versioni i ri, është në një fazë të hershme të testimit, transmeton lajmi.net.

Prototipi që i nënshtrohet testimit ka një grilë të mbuluar dhe kamuflazh të aplikuar në pjesën poshtë dritareve.

Motori aktual Land Rover Discovery ka motor të tipit V6, duke përfshirë një motor benzin 3.0-litërsh, që e bën veturën të arrijë 340 kuajfuqi. /Lajmi.net/