Dallku optimist për kalimin në raundin e parë të kualifikimeve në Europa Ligë


Sport


Gazeta Express

09/08/2020 16:39

Fituesi i Kupës së Kosovës në futboll FC
Prishtina kundërshtarin e parë në parakualifikime të Ligës së Evropës do ta
ketë Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Trajneri ‘bardhëekaltërt’, Armend Dallku ka
thënë se nuk iu frikësohen kundërshtarit dhe se do të udhëtojnë të motivuar për
këtë duel, njofton Klan Kosova.

“Kundërshtari me koeficientin më të lartë prej
kundërshtarëve të mundshëm. Mirëpo kjo neve nuk na frikëson aspak, megjithatë
shpresonim të luanim në shtëpi”, tha fillimisht Dallku për faqen zyrtare të FC
Prishtinës”.

“Por, ky është fati ynë që për të treten herë
radhazi të udhëtojmë në të njëjtin vend. As që diskutohet se udhëtojmë
maksimalisht të motivuar për të kaluar tutje”.

“Sa i përket njohurive për kundërshtarin, e
kemi të vështirë të dimë saktësisht se me çfarë lojtarë apo përbërje
disponojnë, sepse nga fillimi i pandemisë futbolli atje është ndalur dhe është
kohë e gjatë që nuk kanë luajtur”.

“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale të gjejmë
edhe informacionet e nevojshme për këtë rival të radhës”.