Nga mediat spanjolle vjen lajmi që prej sezonit të ardhshëm David De Gea me shumë mundësi mund të që transferohet në Serie A pasi Juventus dhe Inter kanë shfaqur interesim për të.

Kontrata e spanjollit skadon në vitin 2023 mirëpo një gjë e tillë nuk ka shumë rëndësi për shkak se Manchester United ka vendosur që të shqyrtojë të gjitha ofertat që do vijnë në drejtim të tij.

Siç raporton Fichajes.net, Djajtë e Kuq janë të gatshëm të japin shërbimet e tij për një shifër prej 30-40 milionë eurosh.

Kjo shumë parash është e përballueshme nga të dy gjigantët italianë por më në vështirësi duket Interi e cila kërkon të gjejë sa më shpejtë një zëvëndësues për Samir Handanovic.