Debuton Gareth Bale


Sport


Gazeta Express

18/10/2020 19:06

Gareth Bale më në fund ka zbritur në fushë për të debutuar te Tottenhami.

I transferuari
nga Real Madridi në formë huazimi, u inkuadrua në lojë në minutën e 72’ në vend
të Steven Bergëijn.

Bale
ka disa minuta në dispozicion që ta bëjë më të mirë këtë debutim, dhe do të
tentojë të gjejë golin e parë kundër West Ham United.

Tottenhami po fiton 3-0 me golat nga pjesa e parë të shënuar nga Son dhe dy të tjera Harry Kane, raporton Gazeta Express.