Po rikthehet sërish kategoria e rëndë në boks, Joshua dhe Kubrat Pulev do të takohen mes veti ditën e shtunë të javës së ardhshme.

Edhe pse meçi ishte i paraparë të zhvillohej me 25 korrik, ai u shty si shkak i përhapjes së madhe të pandemisë Covid-19, shkruan IndeksOnline

Pra, ky duel do të zhvillohet me 12 dhjetor në stadiumin mitik në “Wembly”, takimi parashikohet të nisë me fillim nga ora 22:30 dhe do të ketë rreth 1 mijë tifozë.

“Nuk mundem t’ju tregoj sa i lumtur jam që kemi edhe tifozë të pranishëm, ekipi ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe tani do të marrim dhe jetojmë frymë nën brohërimat e tifozëve’, tha Hearn, përfaqësuesi i Joshuas.