Këngëtarja e njohur Dhurata Dora nuk e ka ndalur punën për projektet e reja muzikore, shkruan lajmi.net.

Ajo kësaj radhe ka zgjedhur bashkëpunëtorë të huaj për këngën e re, e këtë e bëri të ditur vet producenti me të cilin bashkëpunojë.

Bëhet fjalë për producentin Oster nga Gjermania, i cili publikoi një foto me Dhuratën, realizuar në studio muzikore.

Dyshja nuk kanë dhënë ende detaje rreth këngës që po vjen, por duket se do të jetë për tregun e huaj.

Kujtojmë se kënga “Harrom” mbetet e fundit nga Dhurata Dora, me të cilën ka marrë 17 milionë klikime në YouTube. /Lajmi.net/