“Jemi duke menduar për marrjen e një vendimi”, u tha presidenti amerikan gazetarëve para se të nisej në Shtëpinë e Bardhë për një udhëtim ditor në Teksas, transmeton lajmi.net.

Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin, i cili qëndronte përkrah Trump dhe iu drejtua gazetarëve, tha që TikTok po rishikohet nga Komiteti për Investime të Huaja në Shtetet e Bashkuara, i cili shqyrton marrëveshjet nga blerësit e huaj për rreziqet e mundshme të sigurisë kombëtare.

TikTok, i cili e ka rritur nivelin e përdoruesve në rreth një miliard në të gjithë botën, në mënyrë të vazhdueshme, ka mohuar çdo lidhje me qeverinë kineze,

Numri i përdoruesve amerikanë është vlerësuar të jetë deri në 80 milionë në muaj, /Lajmi.net/