Donnarumma thotë se ‘dridhet’ sa herë përballet me Cristiano Ronaldon


Sport


Gazeta Express

26/03/2020 23:30

Edhe pse në moshë të re, Gianluigi Donnarumman është përballur me emra të mëdhenj të futbollit.

Mirëpo, 21 vjeçari gjatë karantinës në shtëpi
për shkak të koronavirusit, ka dhënë një intervistë dhe e ka pranuar se
gjithmonë është shumë i brengosur kur vjen dita të luajë kundër Cristiano Ronaldos.

“Jam përballur me sulmues të shkëlqyer, por gjithmonë
më së shumti i jam frikësuar Ronaldos”, deklaroi ai. /Gazeta Express/