Mbrojtësi i skuadrës së Fiorentinës , Nikola Milenkovic ka rënë në radarët e skuadrës gjermane të Borussia Dortmund, siç raporton e përditshmja gjermane Sky Germany.

La Viola ka vendosur që ta nxjerrë në shitje 23 vjeçarin gjatë merkatos verore për shkak se ka nevojë për fonde të reja për ta përballuar krizën ekonomike.

Në rast të shitjes së tij atëherë Fiorentina do të tentojë transferimin e mbrojtësit të Cagliarit, Sebastian Walukiewicz.

Mbrojtësi serb mund ti sjellë një shumë të caktuar skuadrës nga Firence pasi çmimi i tij përllogaritet diku rreth 40 milionë euro.