Drita synon befasinë në Varshavë kundër Legias, formacionet


Futboll


Gazeta Express

24/09/2020 19:20

Drita do të përballet sonte në Varshavë
kundër njërës prej skuadrave më të njohura në Poloni, Legia e Varshavës

Skuadra e Ardian Nuhiut dëshiron që të jetë befasia
e këtij sezoni në Europa Ligë, pasi eliminoi Sileksin e Maqedonisë me rezultat
0-2.

Nuhiu sonte ka startuar me një formacion të
balancuar, 4-2-3-1.

Maloku ka startuar në bankë kurse para tij është
katërshja mbrojtëse Blakçori, Cuculi, Gërbeshi dhe Bradarovski.

Në mesfushën defansive Nuhiu ka vendosur dyshën
e njohur Namani dhe Benjamin Shabani kurse me të avancuar janë Ajzeraj, Fazliu
dhe Xhevdet Shabani.

Sulmit të kampionit të Kosovës do t’i prijë
Kastriot Rexha.

Kurse trajneri polak ka vendosur në fushë një
formacion me ofensivë 4-3-3. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Legia Varshava

Drita FC