Anwar Hadid dhe Dua Lipa pas pushimeve në St.Lucia kanë vendosur që të adoptojnë një qen, dhe dyshja me një foto të publikuar kanë prezantuar anëtarin e ri në familje, shkruan lajmi.net.

Ishte Anwar ai që kishte ndarë fotot e qenushit në profilin e tij në Instagram ku shkroi “Shoku ynë më i mirë Dexter, faleminderit Labelle Foundation. Ai është i përsosur”.

Pastaj edhe Dua ndau gjashtë fotografi të qenit të vogël, të veshur me një gëzof blu dhe jakë të përputhur. /Lajmi.net/