Dua Lipa së fundi ka kujtuar fotosesionin për magazinën e njohur “Vogue” e cila ka zgjedhur të publikoi edhe fotografi të reja, shkruan lajmi.net.

Në rrjetet e saj sociale, ajo është tejet aktive ku edhe ka publikuar këto imazhe në të cilën ka shkruar si mbishkrimi fjalët “Mëngjes i dembleshëm”.

Në edicionin e kësaj reviste, ajo u shfaq me flokë të shkurtra, ndërsa dukej mjaft bukur dhe me stil.

Dua në këto paraqitje zbuloi edhe tatuazhet e lezetshme që ka në trupin e saj.

Ndërkohë, aritstja po vazhdon të shijojë suksesin e klipit të saj “We’re good” të publikuar me 12 shkurt që gati ka arritur 20 milionë shikime./Lajmi.net/