Trupi i Leze Qenës do të prehet në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan, shkruan lajmi.net.

Në ceremoninë mortore të aktores, e pranishme ishte edhe Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Dumoshi ka ndarë disa fotografi në Facebook, nga ceremonia e varrimit të Lezes, duke ia dhënë lamtumirën e fundit asaj.

“Skenën e teatrit e mbylle, dashurinë e madhe e le tek ne – Lamtumirë, Leze Qena”, shkruan Dumoshi.

Leze Qena ndërroi jetë mëngjesin e 25 marsit  në moshën 85-vjeçare në QKUK. /Lajmi.net/