Dybala e pëlqen një postim kundër Andrea Pirlos në rrjetet sociale


Futboll


Gazeta Express

18/10/2020 13:58

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, e ka pëlqyer një postim në Twitter në të cilin taktikat e trajnerit të vet, Andrea Pirlo, për ta lënë argjentinasin rezervë vihen në pikëpyetje.

Juventusi u ndal me një barazim 1:1 të shtunën në Serie A, në
një ndeshje në të cilën Pirlo luajti me shumë ndryshime dhe Dybala e ngrohi
stolin për 90 minuta, transmeton Gazeta Express.

“E pyes veten pse duhet ta marrësh Dybalan me vete në
Crotone, nëse nuk e aktivizon asnjë minutë? Nëse nuk ka qenë në gjendje të luajë,
a nuk kishte qenë më e logjikshme ta linte atë në Torino për të stërvitur?”,
shkroi në Twitter Fabiana Della Valle, korrespondente e Gazetta dello Sport.

Dybala e kishte pëlqyer këtë postim, por pas disa minutave e
kishte tërhequr pëlqimin.

Dybala ishte ndier i sëmurë në grumbullim me Kombëtaren e
Argjentinës.

Si pasojë, ai nuk kishte luajtur në asnjërën prej ndeshjeve të
Argjentinës në kualifikime për Kupën e Botës.

Pirlo nuk e aktivizoi fare kundër Crotones, edhe pse e ftoi në listën e rezervistëve. /Gazeta Express/