E ardhmja e Paolo Dybalas padyshim që ka qenë tema e javëve të fundit tek skuadra e Juventusit mirëpo bindja e tij për të qëndruar akoma në këtë skuadër duket se do të jetë shumë e vështirë për tu arritur.

Kjo për faktin se tashmë në garë për të siguruar shërbimet e tij ka hyrë edhe skuadra e Paris Saint Germain e cila kërkon transferimin e tij qysh në këtë janar dhe me një ofertë të majme Juventus është e gatshme për surpriza.

Zonja e Vjetër ka refuzuar mundësinë për ti rinovuar kontratën atij me një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon.

Por një gjë të tillë është e gatshme tja ofrojë skuadra e Mauricio Pochettinos i cili gjatë verës do të bëjë gati një ofertë të majme për të bindur atë të transferohet në kryeqytetin francez.