E ardhmja e Cengiz Under tek Leicester City është pak a shumë ‘në ajër’, siç raporton The Mercury.

Dëshira e sulmuesit turk është që të firmosë përfundimisht me skuadrën angleze kur huazimi i tij nga skuadra e Romës të përfundojë në fund të këtij sezoni.

Megjithatë një gjë e tillë duket se nuk do të jetë e lehtë pasi që pas disa muajve që është pjesë e kësaj skuadre ai ka marrë pjesë vetëm në 12 ndeshje këtë sezon dhe kryesia e Leicester kanë vendosur që të presin deri në muajin maj për të vendosur për të ardhmen e tij.

Roma nga ana tjetër kërkon shitjen e tij për të krijuar fonde të reja për merkaton e verës.