Transferimi i Soualiho Meites te Milani është tema kryesore në Itali ditët e fundit, mirëpo garës i është bashkuar edhe një tjetër gjigant italian.

Ditët e fundit është raportuar se Meite është shumë pranë transferimit në San Siro, por rivalët e Rosonerëve synojnë ta rrëmbejnë 26-vjeçarin.

E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, shkruan se Napoli është futur në garë për Meiten.

Rosonerët janë favoritë për të siguruar shërbimet e Meites, mirëpo Napoletanët kanë përgatitur një ofertë më të lartë për ta bindur Torinon.

Milan ka ofruar 1 milionë euro për huazimin e Meites, me obligim blerjeje për 5 milionë euro, ndërsa Napoli do të ofrojë 7 milionë euro.

Meite ka luajtur 16 ndeshje këtë sezon në Serie A dhe ka realizuar një gol. Mbetet ta shohim se ku do ta vazhdojë karrierën francezi.