E dashura e Dybalas rrëfen për koronavirusin: Mushkëritë më bënin një zhurmë të çuditshme


Futboll


Gazeta Express

26/03/2020 9:58

Disa ditë më parë, Paulo Dybala dhe Oriana Sabatini, e fejuara e tij, rezultuan pozitivë me Covid-19.

Të dy janë tashmë në izolim, çka do të
vazhdojë edhe për ditë të tjera. Ndërkohë, karantina për disa lojtarë të tjerë
të Juventusit ka përfunduar.

Numri 10 bardhezi i siguroi të gjithë përmes
profilit të tij në Instagram me një postim të thjeshtë, ku shkruhej shkurt: “Ne
jemi mirë”.

Partnerja e Dybala foli në radiostacionin
argjentinas “La 100”, duke shpjeguar situatën dhe treguar se si ishin ditët e
para: “Është sikur ju prek gripi, trupi të dhemb, jeni të lodhur. Unë nuk kam
pasur ethe. E kam matur gjithmonë temperaturën. Ndjeva që mushkëritë e mia
bënin një zhurmë të çuditshme. Pastaj, edhe Paulo filloi të ndihej keq,
gjithashtu”.

Një “tampon” tjetër pritet brenda ditëve në
vazhdim për “Joya” dhe partneren e tij, për të rikonfirmuar situatën: “Ne jemi
në izolim prej nëntë ditësh. Tani jemi më mirë. Dy, ose tri ditë më parë unë
ndihesha keq. Mjekët na thanë që më 31 mars do të na bëjnë testin tjetër.
Ndërkohë, na këshilluan të pushojmë dhe na dhanë disa vitamina”./Telesport/