E konfirmon presidenti i Brescia: Balotelli nuk është me ne më, fatkeqësisht


Futboll


Gazeta Express

28/05/2020 9:42

Presidenti i Brescia, Massimo Cellino, e ka pranuar se Mario Balotelli do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere, duke thënë se klubi është i zhgënjyer me sulmuesin italian.

Në javën e fundit u raportua në mediat italiane se Balotelli
nuk kishte shkuar fare në stërvitje apo po ushtronte i ndarë nga bashkëlojtarët
e tij, transmeton Gazeta Express.

Duke folur për mediat italiane të mërkurën vonë, Cellino
konfirmoi se Balotelli nuk e ka më mendjen në Brescia.

“Ai është djalosh i çuditshëm. Ai nuk e ka mendjen tek ne më
dhe unë nuk ia di rëndësinë largimit të tij”, tha Cellino.

“Kontrata e tij shfuqizohet automatikisht nëse në biem në
Serie B, prandaj sipas të gjitha gjasave ai do të jetë lojtar i lirë sezonin e
ardhshëm, duke e parë gjendjen në të cilën jemi”, shtoi ai.

“Ne e toleruam atë, disa herë e lejuam të stërvit me ritëm të
ulët… jemi të zhgënjyer me të, mbase edhe ai do të jetë po ashtu”, theksoi
ai. /Gazeta Express/