Neymar ka lënë prapa problemet me brinjë.

Lajmin
e ka konfirmuar trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel.

Braziliani
mungon që nga fitorja 5-0 më 1 shkurt ndaj Montpellier, pa të cilin PSG mposhti
në Ligë Nantes dhe Lyon, derisa mori fitore në Kupën e Francës në udhëtim te Dijon.

Sido
që të jetë, dëmtimi i brinjëve i takon të kaluarës, ai do të jetë pjesë e
skuadrës të shtunën për ndeshjen me Amiens, derisa pa asnjë diskutim do të udhëtojë
edhe në Gjermani për ndeshjen në Champions League me Borussia Dortmund.

“Për
Neymarin, duhet të vendosim me doktorët pas testeve”, tha Tuchel.

“Do
të luajë apo jo nesër… ai do të jetë në Dortmund me çdo kusht, por ndoshta jo
në më të mirën e tij siç ka qenë dy javë më parë”.

“Por,
jam i bindur se ai do të na ndihmojë në ndeshjet e radhës për të vazhduar përpara,
shpresojmë që të rrijë larg lëndimeve dhe të jetë në gjendje të luajë disa
ndeshje me radhë deri në fund të sezonit”, deklaroi mes tjerash trajneri i
PSG-së. /Gazeta Express/