Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Butrint Imeri ka kohë që përfliten për një lidhje të mundshme, shkruan lajmi.net.
Ani pse të dy e kanë mohuar një gjë të tillë, fotografitë e fundit të tyre të shkrepura në plazhin e Dhërmisë, kanë bërë që të kuptohet e kundërta.
Në imazhet që Kiara dhe Butrinti i ndanë me ndjekësit në Instagram, lënë të kuptohet se të dy janë në të njëjtin vend.
Se a është kjo rastësi apo dyshja e njohur janë bashkë në pushime, mbetet të shihet. /Lajmi.net/