Këngëtarja Fjolla Morina kohë më parë u bë sërish kryetemë e medieve rozë për shkak të problemeve me drejtësinë, shkruan lajmi.net.

Ajo ishte duke e kryer masën e arrestit shtëpiak në Kukës, por e theu atë duke udhëtuar në Kosovë.

Madje, këngëtarja nuk e kishte problem të ndante me ndjekësit fotografi të ndryshme, nga seti që e realizoi së fundi.

Por, detaji që mori vëmendjen këtë herë janë fotografitë dhe videot që i ndau me ndjekësit partneri i saj, Fisniku.

Ai tregoi se ka udhëtuar në Dubai, teksa solli fotografi nga resorti ku po qëndron si dhe dhoma e gjumit.

Ani pse nuk tregoi se kush po e shoqëronte, supozohet që personi në fjalë të jetë pikërisht Fjolla, edhe pse të vërtetën mund ta tregojë vetëm ajo. /Lajmi.net/