Pasi që Leonel Messi
mori Topin e Artë të gjashtë, edhe rivali i tij Cristiano Ronaldo është shpërblyer
me një çmim sonte

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka fituar sonte
çmimin “lojtari më i mirë I Serie A”, derisa ai ka pranuar se Serie A “është
liga më e vështirë që ai ka luajtur”, pasi që ka marrë zyrtarisht këtë çmim.

Ronaldo ishte pritur që të jetë në ceremoninë e ndarjes se
Topit të Artë në Paris të hënën në mbrëmje, pasi që ishte në podium për të
fituar, por ai zgjodhi që të jetë në Milan për “Gran Gala del Calcio”, ku u
zgjodhen lojtarët më të mirë të Serie A.

34 vjeçari kishte një debutim të suksesshëm në këtë ligë
pasi që shënoi 21 gola në Serie A duke ndihmuar Juven për të fituar titullin e
tetë me radhë në ligë.

“Do të përpiqem të flas në italisht. Jam krenar që
konsiderohem sulmuesuesi më I mirë në Itali”, tha ai.

“Falëndëroj shokët  e
mij, lojtarët të cilët votuan për mua. Pas dy vitesh në Itali, mund të them se
kjo është një ligë shumë e vështirë. I falëndëroj të gjithë që votuan për mua
dhe shpresoj që vitin e ardhshëm do të jetë përsëri njëjtë”

Numri i shtatë e ka marrë edhe çmimin si sulmuesi më I mirë në konkurrencë me sulmuesin e Atalantas, Duvan Zapatas dhe atë të Sampdorias, Fabio Quagliarella. /GazetaExpress/