Edhe Wimbledon drejt shtyrjes, shkaku i koronavirusit


Sporte tjera


Gazeta Express

25/03/2020 22:27

England Club ka njoftuar se se vendimin për ta mbajtur apo jo turneun grand slam Wimbledon këtë vit do të merret javën e ardhshme. Gjasat që turneu më prestigjioz në tenis të mbahet në datën tradicionale janë të pakta, shkaku i koronavirusit.

Në një komunikatë për media të mërkurën, klubi
njoftoi se shtyrja dhe pezullimi i turneut, i cili është i përcaktuar të mbahet
nga 29 qershori deri më 12 korrik, mund të ndodhë më gjasë për shkak të
ndikimit të Covid-19, transmeton Gazeta Express.

Më parë është njoftuar se turneu nuk do të
mbahet prapa dyerve të mbyllura.

Në fillim të këtij muaji, French Open një tjetër
grand slam prestigjioz, i cili duhej të niste në maj, njoftoi se do të zhvillohet
nga 20 shtatori deri më 4 tetor.

ATP dhe ËTA i kanë pezulluar të gjitha turnet
deri më 7 qershor.

Wimbledoni është turneu i vetëm grand slam që
luhet në terren me bar dhe vlerësohet si më i rëndësishmi nga vetë tenistët dhe
tifozët. /Gazeta Express/