Këngëtari i mirënjohur Ermal Fejzullahu është shumë i dashur nga publiku shqiptar për këngët dhe personalitetin e tij miqësor, shkruan lajmi.net.

Sezonën e verës e ka të ngjeshur si këngëtar i dasmave të shumë çifteve, ndërsa në gjithë ato mbrëmje muzikore që ka mbajtur këto vite, ai ka veçuar një rast të vitit 2015.

I ftuar në emision “Prive”, ai ka zbuluar një rast që i ka mbetur në kujtesë, ku kishte pësuar një sulm paniku gjatë një dasme dhe si shkak i tij kishte përfunduar në spital.

Ai tha se probleme të tilla nuk duhen lënë anash dhe duhet ti kushtojmë vëmendje shëndetit mendor./Lajmi.net/