Moderatori shqiptar ka nisur një garë në rrjetin social Instagram, ku ndjekësit mund të bëhen fitues të dhuratave të shumta brenda një maratone 11 ditore, shkruan lajmi.net.
Aktori i ‘2 gishte mjaltë’ përmes një video të ndarë në profilin e tij në Instagram ka bërë të ditur mënyrën se si ndjekësit mund të futen në garë.
“Fito 15.000 euro.
1. Tag 5 Miq në këtë postim.
2. Ti dhe ata duhet të ndjekin faqen time dhe ata që ndjek unë.
Çdo ditë nga data 10 Gusht do shpallim nga 1 Fitues që fiton 1000 euro Dhurata, ndërsa ditën e 11 do të shpallim 5 fitues me nga 1000 euro cash!!!
Nëse shpalleni fitues dhe nuk i keni plotësuar rregullat e lojes, ju do të skualifikoheni.
Ju nuk mund të fitoni më shumë se 1 çmim gjatë kësaj maratone 11 ditore.
Sa më shumë komente me nga 5 miq bëni, aq më shumë mundësi keni për të fituar!!!!”, shkruan Ermali në postimin e bërë. /Lajmi.net/