Courtois është i zhgënjyer me barazimin 2-2 të Realit me Celta Vigon në ‘Santiago Bernabeu’.

Real
Madridi i Zinedine Zidane ka nisur të çalojë javëve të fundit.

Pasi
u eliminua nga Kupa e Mbretit, duke u mposhtur 4-3 në ‘Santiago Bernabeu’ nga
Real Sociedad, Reali u ndal edhe në Ligë, duke barazuar 2-2 me Celta Vigon.

Skuadra
e tretë nga fundit në renditjen e La Ligës, që po kalon sezon të vështirë,
arriti t’i marrë pikë Madridit në ‘Bernabeu’.

Numri
një në portën e Los Blancos, Thibaut Courtois, që ka pranuar më së paku gola
deri më tani në La Liga, është i zhgënjyer që Reali lëshoi dy pikë në fund të
takimit.

“Jemi
të mërzitur sepse pranuam gol. Ishte ndeshje e komplikuar sepse pranuam gol
shpejt. Ata mbroheshin mirë me 11. Në pjesën e dytë ne shënuam gola shpejt, por
na morën pikë që në shtëpi vlejnë shumë”, u shpreh Courtois.

“Na
shënuan në minutën e 85’, kjo nuk mund të na ndodhë”. /Gazeta Express/