Fabregas tregon çfarë i tha Mourinho për ta bindur të shkojë në Chelsea


Sport


Gazeta Express

23/05/2020 20:00

Cesc Fabregas ka sqaruar se si Jose Mourinho e kishte bindur të shkojë në Chelsea duke i thënë se ai do të fitojë medalje të artë të Premierligës nëse transferohet te klubi londinez.

Mesfushori spanjoll kishte nënshkruar marrëveshje
me Chelsean në verën e vitit 2014, pas tri sezoneve me Barcelonën. Ai i fitoi
dy tituj të Premierligës nën Jose Mourinhon, si dhe FA Cup dhe League Cup,
transmeton Gazeta Express.

Së fundi, Fabregas e ka zbuluar bisedën që e
kishte pasur me portugezin për ta bindur të transferohet në Stamford Bridge.

33-vjeçari, i cili tani luan në Ligue 1 për Monacon,
e sqaroi të gjithë këtë në një intervistë të dhënë për legjendën e Manchester
Unitedit, Rio Ferdinand, në kanalin e këtij të fundit në Youtube.

“Një ditë, kur unë e takova atë për herë të parë,
ai më tha se do ta transferonte Diego Costan. Pastaj e vizatoi një skuadër në një
letër dhe më tha: “Nëse vjen ti te unë, kjo skuadër do ta fitoj titullin””, ka
zbuluar Fabregas.

“Ditën e parë që e takova ai tha: “Unë kam
nevojë për dy lojtarë: Diego, të cilin pothuajse e kemi. Nëse vjen ti, do ta fitojmë
titullin”. Pastaj e kishin Thibaut Courtois që po vinte, por nëse ai s’do të vinte,
prapëseprapë do ta kishim Petr Cech”. /Gazeta Express/