Sulmuesi kolumbian do të largohet gjithsesi nga Monaco këtë verë dhe e ardhmja e tij duket të jetë e lidhur me kampionatin turk

Eksperienca e Radamal Falcaos në Monaco po shkon drejt fundit, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi
kolumbian e ka shprehur dëshirën të largohet nga klubi francez, ku nuk e pati
një eksperiencë pozitive.

E
përditshmja spanjolle “AS” shkruan se ish-futbollisti i Portos dhe Atletico
Madridit do t’i bashkohet Galatasarayt.

Sulmuesi
i rrezikshëm pritet të nënshkruajë kontratë trivjeçare me klubin turk.

33
vjeçari i ka realizuar 15 gola në kampionatin francez sezonin e kaluar.

Falcao
ishte transferuar në klubin mbretëror francez në vitin 2013, ndërsa ndërkohë
ishte huazuar në Chelsea dhe Manchester United, ku pati eksperienca
dëshpëruese.

Ai kishte realizuar vetëm 5 gola në 36 paraqitje në Premierligë. /Gazeta Express/