Ylli botëror i muzikës Pop, The Weeknd javën e kaluar publikoi këgën e shumëpritur “Save Your Tears”, shkruan lajmi.net.

Jo vetëm që njerëzit komentuan mbi transformimin e tij të madh, në të cilin ai mbante protezë dramatike të fytyrës që e bën atë të duket krejtësisht i panjohur, por tifozët po aludonin mbi modelen femër të paraqitur në projekt.

Shumë e krahasuan atë me ish të dashurën e The Weeknd, Selena Gomez, me të cilën ai ishte në lidhje për 10 muaj në vitin 2017.

“Si nuk po flet askush se si vajza duket aq shumë si Selena Gomez”, komentoi një ndjekës i YouTube, “Ashtu si kjo këngë ka të bëjë me të nëse vërtet dëgjon dhe videoja e konfirmon atë”.

“Ajo duket si Selena Gomez”, e tha thjesht dikush tjetër.

Disa komentues vunë re ngjashmëritë e bukurisë mes modeles dhe Selenës duke thënë, “Vajza ka një stil të flokëve dhe vathë të ngjashëm me Selenën në videoklipin e saj” Dance Again “, tha një person tjetër./Lajmi.net/