Ferdinand: Unitedi duhet t’i transferojë Kane dhe Sanchon


Sport


Gazeta Express

31/03/2020 8:14

Manchester Unitedi duhet të paguajë çfarëdo që të ketë nevojë për t’i transferuar dy futbollistët e talentuar anglezë, Harry Kane dhe Jadon Sancho, sipas ish-mbrojtësit legjendar të Djajve të Kuq, Rio Ferdinand.

Ylli i Dortmundit, Jadon Sancho, ka qenë i përfolur
që një kohë të gjatë për një transferim në Teatrin e Ëndrrave. Spekulimet se
20-vjeçari është gati të nënshkruajë kontratë për të kaluar në Old Trafford janë
intensifikuar sërish tani që po afrohet afati kalimtar i verës, transmeton
Gazeta Express.

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, ka qenë
pjesë e klubit londinez gjatë gjithë karrierës së tij si futbollist
profesionist, mirëpo ai së fundi nuk pranoi ta përjashtojë mundësinë e largimit
nga Tottenhami.

Ferdinand beson ajo ishte shenjë se Kane dëshiron
të largohet dhe beson se për këtë arsye Manchester Unitedi duhet të interesohet
për të, përderisa beson se ish-klubi i tij duhet të interesohet edhe për
Sanchon, i cili mund të bëhet ylli i futbollit.

“A mendoni se Kane do të ishte i lumtur nëse
ai shënon gola, thyen rekorde, por në fund nuk arrin të fitojë trofe? Jo, ai do
të ishte i mërzitur dhe i dëshpëruar. Mendoj se ajo deklaratë do të thotë që Harry
do të largohet, ai dëshiron të fitojë trofe dhe kjo do t’i alarmojë klubet”, ka
thënë Ferdinand.

“E di se Manchester Unitedi do të hyjë në garë
për të sepse ai lloj i lojtarit është i përsosur për ata. Jam i sigurt se edhe
Juventusi dhe Real Madridi do të interesohet. Ai do të shitet për shumë para,
ndoshta 130 milionë funte në tregun e sotëm”.

“Unë e duan Jadonin në një skuadër ku ai do të
luajë, do të përmirësohet dhe do të fitojë trofe. Ai ka qenë i përfolur për një
transferim në Manchester United, Chelsea, PSG, por mendoj se Unitedi është
vendi i duhur për të”.

“Marcus Rashford, Anthony Martial, Kane dhe
Sancho… kjo do t’i frikësonte shumë qendërmbrojtës në Premierligës qysh para
se të fillonte loja. Definitivisht”. /Gazeta Express/