Reperi Fero po shijon suksesin e albumit “Self Loyalty”, ndërsa nuk e ka ndalur punën për këngët e reja, shkruan lajmi.net.

Ai publikoi një video nga studio muzikore, përmes së cilës tregon se ishte realizuar kur ka qenë në Stuttgart.

Reperi tha se për vetëm shtatë orë ai i kishte përfunduar gjashtë këngë të albumit dhe befasoi fansat.

“Qetu u pata kon nStuttgart te “Menju Producer” ku per 7 or i pata kry 6 muzika tAlbumit…7 orë gjashtë këngë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Fero është shumë i komentuar edhe për jetën private, saktësisht për lidhjen me modelen Arbenita Ismajli. /Lajmi.net/