Përtej faktit se të gjitha veturat e mëdha janë prodhuar nga kompani gjigante, ka diçka që ia vlen të dihet në lidhje me firmat e vogla për prodhimin e automobilave, transmeton lajmi.net.

Ndiqeni një listë të firmave të vogla, por që kanë pasur njëfarë impakti në botën e automobilave:

Tramontana

Kjo firmë ka origjinë spanjolle, e cila operon në Barcelonë. Ajo më së miri njihet për prodhimin e veturave ‘Formula 1’. Ndër veturat më të veçuara nga kjo kompani janë Tramontana GT dhe XTR. Që të dyja këto arrijnë 100 km/h brenda 3 sekondave.

Ultima Sports

Kjo kompani është e vendosur në Britani të Madhe. Ajo më së miri njihet për prodhimin e modelit GTR, i cili kategorizohet ndër veturat më të shpejta. Vetura në fjalë mund të arrijë 160 km/h për 9,4 sekonda.

Fornasari Automobilia

Kjo kompani u krijua në vitin 1999 nga vozitësi i veturave Alfa dhe Maserati, Gigi Fornasari. Firma më së miri njihet për prodhimin e modeleve GT.

Yulon

Yulon është një prodhues japonez makinash, i cili ka vazhduar partnershipin me Nissan që prej kur është krijuar, pra që nga 1957-ta. Ajo njihet për prodhimin e veturave Nissan me lincencimin e këtyre të fundit, me teknologji të avancuar dhe mbrojtje të lartë. /Lajmi.net/