Fitimi i FA Cup momenti më madhështor në karrierën time, thotë trajneri i Arsenalit


Futboll


Gazeta Express

02/08/2020 9:58

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka cilësuar fitimin e FA Cup kundër Chelseat si momentin më madhështor në karrierën e vet, si dhe është zotuar se do ta ndërtojë skuadrën e vet përreth heroit Pierre-Emerick Aubameyang.

Arsenali e fitoi FA Cup për herë të 14-të rekorde
duke e mposhtur Chelsean 2:1 në Wembley të shtunën, falë dy golave nga
Aubameyang, transmeton Gazeta Express.

Arteta i lartësoi përpjekjet e lojtarëve të
vet dhe kur u pyet nëse ky ishte momenti më madhështor në karrierën e tij, ai
tha: “Mendoj se po. Jam shumë krenar për këtë arritje, sepse jam i vetëdijshëm për
vështirësinë dhe për atë nëpër të cilën kemi kaluar”.

“Për mua personalisht kanë qenë gjashtë muaj të
vështirë për shumë gjëra që na kanë ndodhur në jetë, por kur erdha këtu e kisha
vetëm një mision, t’i bëja lojtarët dhe stafin të besojnë se ne mund t’ia dalim”,
shtoi ai. /Gazeta Express/