Kësisoj, firma prodhuese e tyre, Mercedes, ka ofruar disa fotografi që shfaqin enterierin e modeleve në fjalë, shkruan CarBuzz, transmeton lajmi.net.

Siç shihet në fotografi, të dy modelet do të kenë sistemin infotainment, sistem të avancuar zëri nëpërmjet të cilit rregullohen gradët e temperaturës, lexohet parashikimi i motit, ndizet klima apo kumtohet rezultati i ndonjë ndeshjeje futbolli.

Gjithashtu, enterieri përbrën edhe ekranin me prekje, tek pjesa e medieve dhe e navigimit.

Sa i përket asistimit për shoferët, Coupe E Class Coupe dhe Convertible 2021 do të pajiset me një ndihmës frenash aktiv si standard. /Lajmi.net/