Futbollisti anglez: S’ndihem kurrë 100 për qind i sigurt në SHBA


Sport


Gazeta Express

03/06/2020 14:43

Ish-mbrojtësi i Manchester City që tani luan në MLS, Nedum Onuoha, ka thënë se ai nuk ndihet asnjëherë 100 për qind i sigurt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përderisa i ka përkrahur protestat e vazhdueshme kundër racizmit dhe brutalitet policor në SHBA.

Protesta të shumta janë zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës që nga vdekja e George Floyd, burrit me ngjyrë i cili vdiq pasi që një
polic i bardhë, Derek Chauvin, ia mbajti gjurin mbi qafë për mbi tetë minuta,
transmeton Gazeta Express.

Onuoham i cili tani luan në ligën amerikane për Real Salt
Lake, ndien se për këto protesta ka pasur nevojë që një kohë të gjatë, përderisa
tha se ligjet e SHBA-së për pronësi të armëve bëjnë që një person me ngjyrë të
mos ketë kurrë mundësi të qetësohet plotësisht.

“Unë jam gjithmonë shumë i vetëdijshëm për sjelljet e mia
dhe nga mënyra se si mund të shihem nga njerëzit që kanë fuqi. Personalisht nuk
më pëlqen ta them këtë, por kam frikë dhe mosbesim ndaj policisë. Më ka pëlqyer
shumë jeta këtu, por ka edhe anën e errët”, ka thënë Onuoha.

“Jam rehat kur vjen puna te çfarëdo lloj brutaliteti tjetër,
por kur vjen nga policia, e di që nëse ma lexojnë gabimisht ndonjë veprim, atëherë
jeta ime mund të marrë fund. Unë e ndiej këtë ç ditë. Nuk jam vetëm unë, por
edhe të gjithë të tjerët”.

“Nuk po tentoj të jem kritik ndaj policisë, ka shumë policë
të mirë, por nganjëherë ndiej se njerëzit i vendosin policët në një piedestal
dhe i bën ata si superheronj”.

“Por, fakti është se ata janë vetëm disa njerëz me një shenjë
dalluese dhe me armë dhe me shumë më shumë fuqi”.

“Nëse ti shqetësohesh për fqinjin tënd, pse nuk do të shqetësoheshe
për një person që i patrullon rrugët dhe që tani ka më shumë fuqi dhe më shumë
armë, por i ka ende të njëjtat qëndrime? Unë kurrë ndihem 100 për qind i sigurt”.
/Gazeta Express/