Barcelona dhe Inter kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e verës.

Interesimi i Barcelonës për Lautaro Martinez nuk ka rënë dhe Blaugranët kanë gati një ofertë joshëse për Interin.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Barcelona do tia ofrojë Interit kartonin e Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele në këmbim të Lautaros.

Katalansit janë në krizë financiare dhe nuk kanë mundësi të ofrojnë para për Lautaron, prandaj janë të gatshëm të sakrifikojnë dyshen franceze.

Messi e dëshiron Lautaron në skuadër dhe Lautaro preferon kalimin në Camp Nou, prandaj Inter nuk ia ka mbyllur derën këtij super shkëmbimi dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.