Gjilani e ndal me barazim pa gola Dritën mbizotëruese


Futboll


Gazeta Express

18/10/2020 15:30

Gjilani ia ka prishur Dritës ecurinë e përkryer të fitoreve në sezonin e ri të Superligës, duke e ndalur me barazim pa gola në derbin lokal.

Kampionia në fuqi Drita po vinte në formë të lartë në këtë
takim, pasi i kishte fituar tri ndeshjet e para, por nuk gjeti mënyrë sesi ta
mposhtë portierin Koliçi, i cili ishte heroi i Gjilanit të derbin e së shtunës
në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, raporton Gazeta Express.

Kaltërebardhët ishin më kërkues që prej fillimit të ndeshjes
dhe e mbizotëruan pjesën e parë, por dështuan të shënonin pavarësisht rasteve.

Goditja e Kastriot Rexhës nga vija e 16-metershit u bllokua
nga mbrojtësit e Gjilanit pas rreth një çereku lojë.

Pas gjysmë ore lojë, Xhevdet Shabani e pati mundësinë më të
mirë në pjesën e parë nga gjuajtja e lirë. Megjithatë, goditja e papërshtatshme
e tij u prit nga portieri Koliçi.

Vetëm katër minuta më vonë, Koliçi ia mohoi golin edhe një
herë vendasve, kur e priti goditjen e Ilir Blakçorit.

Pjesa e parë u mbyll me Gjilanin që nuk rrezikoi fare dhe i
lumtur që nuk pësoi.

Pesë minuta para fundit të ndeshjes, Festim Alidema ka
mundur t’ia fitonte derbin Dritës sikur goditja e tij të ishte më e fuqishme. Gjuajtja
e tij e plogësht u largua nga Fustar derisa po shkonte drejt portës.

Vizitorët u munduan ta befasonin Dritën përmes kundërsulmeve,
por nuk qenë të suksesshëm.

Drita ngel në pozitën e dytë me 10 pikë, gjashtë më pak se
lideri Ballkani dhe një më shumë se Gjilani që renditet i treti më një pikë më
pak, por me dy ndeshje më pak të zhvilluar se të tjerët.

Drita e viziton Suharekën për t’u përballur me Ballkanin në
xhiron e ardhshme, ndërsa GJilani e pret Trepçën ’89 në Stadiumin e Qytetit në
Gjilan. /Gazeta Express/