‘Gladiatori i Kosovës’ rrugës për Angli


Sport


Gazeta Express

28/05/2020 18:59

Të gjitha rrugët e dërgojnë atë në Angli.

Vedat
Muriqi duket se sezonin 2020/21 do të luajë në Angli.

West
Bromwich është duke e kërkuar me ngulm sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, sipas
Fanatik.

WBA
do të shesë lojtarë gjatë verës për të bindur Fenerbahcen me një ofertë të mirë
që ta lërë të lirë 25 vjeçarin që vitet e fundit ka qenë një ndër më të mirët në
Superligën e Turqisë.

WBA me
shumë mundësi sezonin e ardhshëm do të luajnë në Premierligw, pasi kryesojnë
renditjen nw Championship së bashku me Leedsin.

Trajneri
i Weest Bromwich, Slaven Bilic, e do Muriqin për sezonin e ri dhe u ka kërkuar
klubit të nisin kontaktet me Fenerbahçen. Turqit duan rreth 20 milionë euro për
kartonin e sulmuesit shqiptar, por kjo shifër e majme mund të ulet dhe më shumë
për shkak të pandemisë së koronavirusit. /Gazeta Express/