AC Milan për momentin mund të jetë e fokusuar në arritjen e marrëveshjeve për rinovimin e kontratave me futbollistët aktualë mirëpo merkaton e verës dhe objektivët e saj nuk i ka harruar.

Njëri ndër ta padyshim që është Florian Thauvin i cili ka qenë një objektiv i Rossonerëve tash e një vit.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara janë duke punuar shumë për të arritur një marrëveshje me të dhe tashmë i kanë ofruar një kontratë me një pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh.

Por Milan nuk duhet të ndihet e relaksuar sa i përket kësaj gare pasi për të shumë të interesuara janë edhe skuadrat nga e Sevillas dhe Leicester City.