Anglia U21 është duke e mposhtur 1-0 Kosovën U21

Ishte mesfushori i Mancvhester City, Phil Foden, ai që shfrytëzoi një huti në mbrojtjen e “Dardanëve” duke shënuar për 1-0 në minutën e 25’, raporton Gazeta Express.

Kosova
është detyruar të bëjë zëvendësim në minutën e 34’. Sulmuesi, Lirim Mema u
lëndua dhe lëshoi fushën e lojës për Arbnor Muja.

Në fillim të pjesës së dytë, për shkak të dëmtimit, nuk doli në fushë as Mirlind Daku, në vend të tij u inkuadrua në lojë Valdrin Mustafa.

Daku ka problem me dorën e djathtë. /Gazeta Express/