Coleen Rooney, bashkëshortja e yllit të D.C. United Ëayne Rooney, e ka akuzuar Rebekah Vardyn, gruan e sulmuesit të Leicester City dhe Anglisë Jamie, se i ka dërguar tabloidit britanik “The Sun” informata nga llogaria e saj private në Instagram.

Coleen Rooney i kishte bllokuar të gjitha
llogaritë, përvec njërës, nga shikimi i llogarisë së vet, në përpjekje për ta
zbuluar se kush po i shiste informacione tabloidit britanik nga llogaria e saj
private, transmeton Gazeta Express.

Ajo shkroi të mërkurën se, përmes punës së saj
si detektive, e ka zbuluar se ekziston vetëm një person që ka mundur t’i ketë
dhënë informacione private të saj gazetës Sun.

“Në muajt e fundit e kam postuar një varg tregimesh
të rreme për të parë nëse ato do të shiteshin në gazetën Sun. Dhe e dini çfarë?
Ato u shiten! Storia për përzgjedhjen gjinore në Meksikë, ajo për rikthimin në
TV dhe më e fundit për vërshimet në bodrumin e shtëpisë sime të re”, shkroi
ajo.

“Ka qenë e vështirë ta mbaj në vete këtë dhe të
mos komentoj, duke ditur që informacionet private më janë vjedhur, por m’u desh
ta bëja. Tani e di sigurt se nga cila llogari/individual janë vjedhur”, shtoi
ajo.

“I kam ruajtur dhe fotografuar të gjitha
storiet origjinale të cilat tregojnë qartë se vetëm një person i ka parë ato:
llogaria e… Rebekah Vardy”, theksoi ajo.

Në një reagim, Vardy ka thënë se ajo kurrë nuk
ka folur me gazetarët për Rooney, edhe pse shumë prej e kishin thirrur.

Ajo madje sugjeroi se fjalëkalimi i llogarisë së
saj në Instagram mund të jetë vjedhur: “Nëse keni menduar se kjo ka mundur të të
ndodhte ty, keni mundur të më tregonit dhe unë mund t’ia kisha ndryshuar fjalëkalimin
llogarisë sime për ta parë nëse kjo do të ndalej”. /Gazeta Express/