Richard Grenell ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për rihapjen e trafikut hekurudhor Kosovë-Serbi.


I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për rihapjen e trafikut hekurudhor Kosovë-Serbi.


Në një konferencë të përbashkët në Mynih, Grenell u paraqit i shoqëruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


“Ajo që kemi bërë sot këtu është negocimi për të hapur rrugën e hekurudhave. Siç e dini ne tashmë kemi diskutuar për trafikun ajror dhe rrugor dhe unë kam biseduar me presidentët për t’u fokusuar në zhvillimin ekonik. Të dy presidentët janë pajtuar se aty do të duhet të jetë fokusi tek avancimi në aspektin ekonomik”, deklaroi Grenell para gazetarëve.


“Mendoj se është shumë e rëndësishme se kur presidenti Trump kërkoi angazhimin tim, ai është person krenar në ekonominë amerikane dhe mënyrën si ekonomia e suksesshme amerikane ka sjellë ndryshime pozitive”, shtoi ai.


Grenell ka insistuar se palët duhet të përqendrohem në zhvillimin ekonomik.


“Kjo është ajo që dëshirojmë të bëjmë edhe ne të sjellim energji në këtë dialog duke mos shikuar vetëm çështjet politike por krijimin e një zone ekonomike ku do të përfitojnë njerëzit. Njerëzit dëshirojnë punë, të ardhme dhe një ekonomi më të mirë se që ishte dje”, theksoi ai.


“Kjo dërgon një sinjal për komunitetin e biznesit për të sjellë zhvillim ekonik. Më është thënë nga sektori privat se trafiku ajror, rrugor dhe hekurudhor është i nevojshëm dhe kjo ishte rëndësia e punës”, u shpreh Grenell.