Griezmann e kalon Zidanin


Futboll


Gazeta Express

12/10/2020 23:50

Griezmann tani është golashënuesi i pestë më i mirë në histori të Francës.

Antoine Griezmann ka shkruar emrin në librat e
historisë të Francës.

Me golin e shënuar ditë më parë, ai ka quar
numrin në 32 finalizime me Francën, duke e kaluar edhe legjendën Zinedine
Zidane, që e la prapa me 31.

Griezmann është bërë kështu golashënuesi i
pestë më i mirë në histori të Gjelave.

Thierry Henry i prin kësaj liste me 51 gola, pason Olivier Giroud me 42, Michel Platini me 41 dhe David Trezeguet me 34. /Gazeta Express/